Vrasja e Klodian Rashës, avokati: Policia ndihmoi efektivin, akuza duhet të ishte ‘Vrasje me dashje’

10 Dhjetor 2020 | 06:33

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie ka sjellë reagime të shumta, por edhe protesta.

Avokati Elis Bilali u shpreh në Euronews Albania se Policia e Shtetit për këtë ngjarje të rëndë ka dhënë tre reagime, të cilat janë kontradiktore.

“Ka pasur disa reagime zyrtare të Policisë së Shtetit, ndërmjet këtyre reagimeve të gjitha kanë qenë kontradiktore. Fillimisht pati një reagim fillestar, pastaj një reagim të dytë dhe të tretë, ku policia e shtetit deklaroi se punonjësi i policisë është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza vrasje në kapërcim të mbrojtës së nevojshme”, u shpreh ai.

Avokati tregoi edhe ligjin e përdorimit të armës nga ana e policit. Sipas tij, punonjësi i policisë mund të qëllojë me armë zjarri ndaj një qytetari vetëm në rast rreziku dhe mund ta qëllojë në pjesën e poshtë të trupit.

Z.Bilali theksoi, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, se policia ka mbrojtur efektivin, pasi ndaj tij duhet të ishte ngritur akuza “vrasje me dashje”.

“Kompetencat e Policisë së Shteti, përdorimi i armës janë të rregulluara dhe të sanksionuara në ligjin për  Policinë e Shtetit. Po kështu, në vendimin e Këshillit të Ministrave që ka parashikuar dhe procedurën për përdorimin e armëve të zjarrit nga ana e policisë. Edhe ligji në policinë e shtetit dhe VKM-ja e ka të përcaktuar qartë. Nëse do të marrim në analizë dinamikën e publikuar në media, konsistojmë faktin që nuk ka qenë fare të justifikuara veprimet e punonjësit të Policisë së Shtetit. Ne vlerësimin tim, Policia e Shtetit e ka ndihmuar duke ngritur paraprakisht akuzën e vrasjes në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme. Në rastin konkret akuza duhet të ishte vrasje me dashje, sepse është vetë ligji për Policinë e Shtetit dhe vendimi i Këshillit të Ministrave që e përcakton në mënyrë të qartë se arma përdoret vetëm në rast se punonjësi i policisë është përpara një rreziku eventual, të mundshëm. Përdorimi i armës përdoret vetëm pasi ai përdor një protokoll të caktuar. Thërret ndal, ndal Policia e Shtetit dhe në momentin ky rrezik i mundshëm i rrezikon jetën ai përdor armën, duke synuar pjesën e poshtë të trupit të njeriut”, u shpreh ai. 

Lexoni gjithashtu:

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë

Protestë e tensionuar në Tiranë pas vrasjes së qytetarit Rasha nga policia

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026