Sa shpesh lahen europianët? Italianët, të parët në pastërti

25 Maj 2023 | 08:15

Tre muajt e verës shpesh mund të bëhen të padurueshëm për shkak të vapës dhe larja e përditshme bëhet shumë e nevojshme.

Por çfarë ndodh në vende të ndryshme evropiane dhe sa shpesh lahen qytetarët e tyre? Kjo është sipas një sondazhi të ri të titulluar “Përqindja e njerëzve që lahen çdo ditë në Evropë”.

Në këtë hulumtim shohim hartën evropiane me shkallëzime të ndryshme përsa i përket shpeshtësisë së larjes. Italianët janë në vendin e parë mes qytetarëve që lahen çdo ditë, me një përqindje që arrin dhe e kalon 95%.

Pak më poshtë me një përqindje midis 85% dhe 94% është Portugalia, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Greqia dhe Spanja me një përqindje njerëzish që lahen çdo ditë midis 75% dhe 84%.

Ndërsa ngjitemi veçanërisht në veri të kontinentit evropian, përqindja bie në mënyrë dramatike me shumicën e vendeve nën 65. Megjithatë, përshtypje lë edhe Franca, e cila është në listën e vendeve ku qytetarët e saj pothuajse nuk lahen çdo ditë!

A na dëmton larja e përditshme?

Kohët e fundit, debati nëse larja çdo ditë ishte e nevojshme apo jo u bë kryefjalë falë disa prej zërave më me ndikim në Hollyëood. Pasi Jake Gyllenhaal i tha revistës Vanity Fair se gjithnjë e më shumë ai e sheh larjen “më pak të nevojshme”, shumë të famshëm të tjerë dolën në mbrojtje të higjienës personale me ndërprerje.

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë deklaruar se ata i pastrojnë fëmijët e tyre vetëm kur “mund të shohin papastërtitë mbi ta”, dhe në vitin 2008 Charlize Theron rrëfeu se ajo mund të kalojë një javë pa u larë.

Ndërkohë, Brad Pitt zbuloi gjatë xhirimeve të Inglourious Basterds se përdor peceta për fëmijë si zëvendësim për dushin dhe Cameron Diaz, Matthew McConaughey, Julia Roberts dhe Leonardo DiCaprio kanë kundërshtuar publikisht përdorimin e deodorantit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026