Shpërndante drogë në lokalet e natës në Vlorë, arrestohet 28-vjeçari
25 Maj 2023 |
11:53
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë drogëra të forta me doza të vogla.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. S., 28 vjeç, banues në Vlorë, iu gjetën nga policia doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i shpërndante dozat e kokainës dhe të kanabisit, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia bën me dije se po vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta