Gjermania bie në recesion, teksa inflacioni i lartë vijon të godasë ekonominë

25 Maj 2023 | 13:07

Inflacioni i vazhdueshëm ka shtyrë Gjermaninë drejt recesionit për tre muajt e parë të këtij viti, shkruan BBC.

Ekonomia më e madhe e Evropës u ndikua kur furnizimet me gaz rus u shteruan pas pushtimit të Ukrainës, thanë analistët.

Ekonomia u tkurr me 0.3% midis janarit dhe marsit, tha zyra e statistikave.

Kjo pasoi një tkurrje prej 0.5% në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Një vend konsiderohet të jetë në recesion kur ekonomia e tij tkurret për dy periudha tre mujore.

“Nën peshën e inflacionit të jashtëzakonshëm, konsumatori gjerman ka rënë në gjunjë, duke tërhequr të gjithë ekonominë me vete,” tha Andreas Scheuerle, një analist në DekaBank.

Norma e inflacionit të Gjermanisë qëndroi në 7.2% në prill, mbi mesataren e zonës së euros, por nën 8.7% të Mbretërisë së Bashkuar.

Çmimet e larta kanë rënduar mbi familjet gjermane duke bërë që të ulen shpenzimet për të ushqimin, veshmbathjet dhe mobiljet. Ulje të shitjeve ka pasur dhe për industrinë, duke reflektuar ndikimin e çmimeve të larta të energjisë tek bizneset.

Shifrat e rishikuara treguan se shpenzimet e familjeve ishin 1.2% më të ulëta se në tremujorin e mëparshëm.

Shpenzimet qeveritare ishin 4.9% më të ulëta dhe shitjet e makinave gjithashtu ranë pasi grantet e qeverisë për makinat elektrike dhe hibride u zvogëluan.

Recesioni ishte më pak i rëndë nga sa kishin parashikuar disa, duke pasur parasysh varësinë e madhe të Gjermanisë nga energjia ruse. Një dimër i butë dhe rihapja e ekonomisë së Kinës, ndihmuan në lehtësimin e ndikimit të çmimeve më të larta të energjisë.

Investimet dhe eksportet e sektorit privat u rritën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta nxjerrë Gjermaninë nga “zona e rrezikut” për recesion, thanë analistët.

“Treguesit e hershëm sugjerojnë se gjërat do të vazhdojnë të jenë po aq të dobëta në tremujorin e dytë të vitit 2023,” tha analisti i bankës LBBË, Jens-Oliver Niklasch.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

Të paktën 164 persona janë vrarë dhe 971 të tjerë janë plagosur në tërmetet e dyfishta që ndodhën gjatë natës, tha presidentja e përkohshëm e...
13:09 | 25/06/2026

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllime të enjten për Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme që lanë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 700...
12:30 | 25/06/2026