“Do ju heq dy burgime të përjetshme”, si 30-vjeçarja u mori 340 mijë euro bandave

26 Maj 2023 | 11:21

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me mashtrimin e kryer nga 30-vjeçarja Milena Deraj, e cila i mori 340 mijë euro një familjeje për një çështje gjyqësore për një krim në Velipojë.

30-vjeçarja që shihni në foton e mësipërme, u mori 340 mijë euro babait dhe dy djemve me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Ajo u premtoi atyre se do të gjente kontaktet përmes avokatëve të njohur që të hiqte dy burgime të përjestshme.

Por duke qenë se nuk e realizoi premtimin e dhënë, por i mashtroi, familja në fjalë e ka kërcënuar me jetë 30-vjeçaren.

Gjatë seancës së dhënies së masës së sigurisë, Deraj deklaroi përpara gjykatës se është marrë peng dhe është kërcënuar nga 4 banda.

Gjykati vendosi lënien në burg të 30-vjeçares, ndërkohë që në kërkim janë shpallur nga policia dhe tre personat që i dhanë 340 mijë euro dhe e kërcënuan.

Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, akuzohet dhe për një vepër tjetër penale të mashtrimit me shuma të konsiderueshme.

Ajo dyshohet se i mori një shumë prej 230 000 euro një shtetaseje, me pretendimin se do t’i investonte paratë në bono thesari me qëllim përfitimi.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026