Laert Haxhiu transferohet në Koridhalo, refuzon ekstradimin e mohon akuzat në gjyq
Është mbajtur këtë të premte në gjykatën e Janinës seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë për Laert Haxhiun.
Mediat greke bëjnë me dije se i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, do të dërgohet në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo deri në shqyrtimin e procesit për ekstradimin e tij.
Gjatë seancës gjyqësore avokatët e 31-vjeçarit mohan të gjitha akuzat e ngritura nga drejtësia shqiptare dhe dënimin me 18 vite të klientit të tyre për përfshirjen në masakrën e Lushnjës.
Gjithashtu avokatët kërkuan që Haxhia të mos ekstradohet drejt Shqipërisë, por të vijojë të qëndrojë në shtetin grek.
Ndërsa për 35-vjeçarin Juxhin Bajrami, gjykata e Janinës vendosi ta lirojë pa asnjë masë sigurimi edhe pse akuzohet për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi te rreme”.
Ajo që ra në sy ishin forcat e shtuara të sigurisë gjatë mbërritjes së Haxhisë në gjykatë, kjo dhe për faktin e rexzikshmërisë së lartë që ai përfaqëson.
LEXO GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset