”Kemi fituar dy herë”, Trump përsërit fitoren e rreme gjatë eventit Hebre Hanukkah
Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ripërsëritur, pretendimin se ka fituar zgjedhjet e garës presidenciale. Fjalimi është mbajtur gjatë festës së përvitshme të eventit hebre “Hanukkah” që organizohet në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne kemi fituar dy herë dhe tani do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne fituam, më shumë se herën e pare… Hera e pare ishte disi e lehtë, askush nuk u ankua shumë, ndërsa herën e dytë e fituam në një mënyrë shumë më të lehtë,” – u shpreh Trump.
Ndërsa Trump përsërit fitoren, ai cilësoi se akoma më shumë persona ishin bashkuar për të mbështetur këtë situate, ku kandidati kundërshtar Joe Biden ka marrë padrejtësisht postin e kreut të shtetit. Të pranishmit në festë brohoritën qëndrimin e presidentit duke thënë “edhe katër vite të tjera”.
“E kuptoj, shumë burra e gra të kongresit na janë bashkuar, si dhe shumë persona të tjerë po bashkohen, sepse ata nuk mund të lejojnë që kjo të ndodhë. Nuk mund të kesh një shtet ku dikush humb zgjedhjet dhe bëhet President I Shteteve të Bashkuara,” – shtoi më tej Trump.
Pasi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane shpallën si president të ardhshëm demokratin Joe Biden, republikanët kanë ngritur një padi në Gjykatën e lartë për të kërkuar anulimin e rezultateve elektorale në shtetet e Xhorixhias, Miciganit, Pensilvanisë dhe Wiskonsin.
Ekspertët kanë thënë se ka shumë pak shanse të suksesit në procesin gjyqësor të Teksasit. Nëse gjyqtarët e lejojnë Donald Trump t’i bashkohet procesit të gjyqit, kjo do të krijonte një situatë të pazakontë, ku presidenti në pushtet kërkon hedhjen poshtë të miliona votave.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut