Gazetari i Eni Ferhati: Nuk duhet kryqëzuar efektivi i ‘Shqiponjave’ pa dëgjuar ekspertët, asgjë zyrtare për dorëheqjen e Lleshajt
Gazetari i Euronews Albania shpjegoi se forcat ‘Shqiponja’ janë forca të posaçme të cilat ndërhyjnë vetëm në situata kur patrulla e përgjithshme nuk ja del dot. Ata patrullojnë vetëm në zona me risk kriminaliteti dhe kur kanë indicie.
Ai tha se në rastin e ngjarjes në fjalë nuk duhet kryqëzuar efektivi i policisë, në një kohë që është SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e punës së policisë.
Sipas tij, policia për protestën e sotme është shumë më e organizuar dhe e vendosur për të përdorur gaz lotsjellës më drejtim të protestuesve.
“Dje nuk është vlerësuar si dihet situata për të lënë vetëm 20 policë tek hyrja e kryeministrisë, ishte një lloj taktike e përdorur nga drejtuesit e policisë. Përpos fjalëve që fliten në korridore se Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen Ramës, zyrtarisht nuk konfirmohet kjo gjë”, tha gazetari Eni Ferhati.
Ndiqni intervistën e plotë:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)