Vrasja e Klodian Rashës, Sali Berisha: Rama e ktheu policinë në bandë të dhunshme. Në 21 janar nuk vrau policia, por garda që është ushtri
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha komentoi për Euronews Albania në intervistë me gazetaren Ilva Tare situatën politike pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas tij, kryeministri me fjalimin e tij bëri apologjinë e krijimit të asaj që ai e quan narkopolici.
“Rama u përpoq duke dihatur të impresionojë shqiptarët, edhe pse e ka mbushur policinë sapo erdhi në pushtet me trafikantë droge, me vrasës siç ka bërë me parlamentin, paçka se e shndërroi policinë e shtetit në institucionin kryesor të kanabizimit të vendit, e shndërroi në një polici të krimit monstruoz elektoral, paçka sa e shndërroi policinë e shtetit në një polici e cila dhunonte në mënyrë barbare qytetarët, që nga Sahit Dollapi që po përpiqej të ndihmonte policinë”, tha ish-kryeministri.
Z. Berisha tha se vrasjet e 21 janarit nuk kanë lidhje me policinë dhe viktimat u vranë nga garda, që është ushtri dhe ka vetëm armën si mjet mbrojtës.
“Policia nuk vrau njëri në 21 janar, i vrau garda, që është ushtri dhe jo polici. Garda ka pasur tanke dhe krejtësisht detyra të tjera dhe garda, dihet si çdo ushtri në botë ka vetëm një mjet për t’u mbrojtur, s’ka as shkop, as spraj, as ujë, vetëm armën.
Ka një raport të OSBE që thotë se demonstrata e 21 janarit pati axhendë pushtetin. Shteti nuk merret, unë nuk iki nga zyra, por ka një ndryshim të madh. Në 21 janar u mbrojt shteti nga banda të pajisura me armë, kallëpe dinamiti. Dhe nuk ka pasur asnjë urdhër zjarri për gardën”, tha z. Berisha teksa i rikthehej ngjarjes së 21 janarit 2011.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh