Masat antiCOVID në Evropë, Franca heq bllokadën; në Spanjë bien infektimet

10 Dhjetor 2020 | 21:19

Franca do të heqë bllokadën kombëtare 6-javore më 15 dhjetor, por do të vendosë një shtetrrethim nga ora 8 e mbrëmjes e që do të përfshijë natën e Vitit të Ri. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Jean Castex ditën e enjte.

Ndërkohë, muzetë, teatrot, kinematë dhe subjekte të tjera do të mbeten të mbyllura edhe për 3 javë të tjera.

“Iu tash se përmirësimi i situatës ka qenë i bllokuar. Jemi në një territor të paqëndrueshëm. Numri i infektimeve nuk po bie dhe madje ka tendencën të rritet lehtshëm në ditët e ardhshme. Fitorja jonë është ende larg”, deklaroi kryeministri Jean Castex.

Në Spanjë, Instituti Kombëtar i Statistikave vlerëson se 45 mijë e 684 persona humbën jetën në periudhën mars-maj për shkak të COVID. Sipas të njëjtit burim, mes grupit të sëmundjeve infektive, COVID ishte shkaku kryesor i vdekjeve.

Sidoqoftë, infektimi në vend ka rënë, me thuajse të gjitha rajonet që regjistrojnë nën 300 raste për 100 mijë banorë.

“Trendi po bie. Sikurse thamë javën e kaluar, kjo nuk duhet të na shtyjë të bëjmë gabime. Situata nuk është e mirë. Po ecim në drejtimin e duhur, por sigurisht jemi ende shumë larg asaj që dëshirojmë”, deklaroi Fernando Simon, drejtor i Qendrës për Shëndetin dhe Emergjencat.

Ndërkohë, në Berlin autoritetet duan të mbyllin dyqanet dhe të zgjasin pushimet e Krishtlindjes në mënyrë që të vënë pandeminë nën kontroll. Kryebashkiaku Michael Muller deklaroi se do të kërkojë aprovimin e këshillit bashkiak të martën e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026