”Kjo që më ndodhi mua nuk do ia uroja askujt”, flet efektivi që vrau Klodian Rashën
Efektivi i Policisë me iniciale N.H, i cili vrau me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha ka deklaruara para trupës gjykuese, që kjo e fundit të marrë çfarëdo lloj mase për të.
Ai është shprehur më tej se kjo ngjarje e rëndë që i ndodhi atij, të mos i ndodhë askujt tjetër.
“Kjo që me ka ndodhur mua nuk do ja uroja askujt. Merrni çfarë mase të doni”, është shprehur efektivi.
Ndërkohë Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për efektivin, pasi prokuroria kërkoi për të “arrest me burg”.
Klodian Rasha u vra me armë zjarri 4 ditë më parë nga efektivi i forcave “Shqiponja” në zonën e Laprakës në Tiranë.
Për këtë ngjarje të rëndë qindra qytetarë kanë protestuar dy ditët e fundit në qytete të ndryshme të vendit.
Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, protestat janë shoqëruar edhe me tensione, ku prej përplasjeve fizike dhjetëra punonjës të rendit kanë mbetur të lënduar.
Për këtë ngjarje ka dhënë dorëheqjen edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ndërkohë pasditen e sotme pritet të zhvillohet një tjetër protestë.
Lexoni gjithashtu:
Nis seanca në Gjykatën e Tiranës për efektivin që vrau Klodian Rashën
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)