Protesta për Klodian Rashën, Avokati i Popullit kundër dhunës policore ndaj të miturve

11 Dhjetor 2020 | 10:58

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook të Avokatit të Popullit bëhet me dije se nga mediat online por dhe organizata të shoqërisë civile institucioni është vënë në dijeni për shoqërimin e disa të miturve nga forcat e Policisë së Shtetit

“Në mbështetje të nenit 13, të ligjit nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, Avokati i Popullit filloi procedurën e hetimit administrativ të shqyrtimit të çështjes me nismën e vet, për rastin në fjalë,” – thuhet në njoftim.

Mungesa e zbatimit të rregullave procedurave dhe standardeve të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur ka sjellë shqetësim për institucionin e Avokatit të Popullit.

Madje në postimin në Facebook ky institucion ju ka sjellë edhe një herë në vëmendje autoriteteve mënyrën se si duhet të sillen me minorenët e mbi të gjitha me të miturit në konflikt me ligjin të cilët duhet të riintegrohen në shoqëri.

Avokati i popullit ka rekomanduar marrjen e masave nga ministritë e linjës dhe institucionet shtetërore, për informimin e të gjitha strukturave përgjegjëse sa i takon ushtrimit të detyrimeve dhe përgjegjësive që kanë.

Institucioni apeloi për zbatimin e legjislacionit të mbrojtjes së fëmijës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026