”Qëllova drejt këmbëve të Rashës”, dëshmon efektivi: Klodiani bërtiti, e gjeta pa shenja jete

11 Dhjetor 2020 | 11:08

Euronews Albania ka mundur të zbardhë të plotë dëshminë e efektivit me iniciale N.H i cili vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodjan Rasha, si dhe të kolegut të tij, efektivi me iniciale E.Gj.

Në dëshminë e tyre në komisariat, ata kanë treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes sipas versioneve të tyre.

Efektivi me iniciale N.H ka deklaruar se fillimisht ka qëlluar drejt këmbëve të 25-vjeçarit dhe më pas ka qëlluar sërish. Ai ka dëshmuar se qitjen e dytë e ka kryer në një zonë të errët, ku më pas ka dëgjuar edhe një të bërtitur të 25-vjeçarit. 

“Klodjan Rasha sapo na pa filloi të lëvizte. I thirra ‘ndal policia verifikim’, iku me vrap. Doja ta kontrolloja nëse kishte autorizim. I thirra sërish ‘ndal policia’ dhe po e ndiqja. Pashë që nxori diçka nga brezi dhe po e mbante në dorë.Duke vrapuar më tha ‘mos u afro ose do qëlloj’. Unë bërtita ‘armë’ që ta dëgjonte kolegu. Nxora armën dhe e kam mbajtur në dorë. Klodjan Rasha duke vrapuar u kthye sërish atje ku ishte. Isha rreth 25 metra afër tij dhe i thirra ‘ndal policia’.25-vjeçari u kthye dhe më drejtoi një send që mbante në dorë. U rrëzova në tokë, i shtrirë qëllova drejt këmbëve. Ai u fut në një zonë të errët dhe qëllova për së dyti. Dëgjova që bërtiti, kur e gjeta kishte shenja jete. Kolegu im njoftoi sallën, qëndrova në vendngjarje”, ka dëshmuar efektivi.

Ndërsa kolegu i tij është shprehur se mes efektivit dhe viktimës ka pasur edhe një përplasje fizike.

“Duke ndjekur të riun dëgjova shokun që thirri armë. U vura në ndjekje, kur iu afrova të riut më kërcënoi. I riu më tha ‘largohu ose të vrava’ dhe më shau. Pasi më foli dëgjova një zhurmë si mbushje arme. Nxora armën dhe i thashë ‘ndal policia’. I thashë të riut ‘mos bëj asnjë veprim ose do qëlloj’. Kolegu N.H., u përplas fizikisht me Klodjan Rashën. Pashë kolegun në tokë, pastaj dëgjova 2 të shtëna. Në orën 01:09 dëgjova në radio që po ndiqej një person. Efektivi N.H., më tha se qëlloi pasi u ndje i rrezikuar. Efektivi N.H., më tha se qëlloi drejt këmbëve. Dy efektivët nuk kanë pasur kamera trupi. Urdhërova kontrollin e zonës, u gjet një pistoletë. Grupi që gjeti pistoletë nuk kishin kamera trupi “, u shpreh ai.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin me iniciale N.H. 

Mësohet se prokurori i çështjes Ardian Braho ka kërkuar këtë masë, e cila është aprovuar edhe nga gjyqtarja Shefkie Demiraj.

Lexoni gjithashtu:

Gjykata e Tiranës lë në qeli efektivin që vrau Klodian Rashën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026