Nuk dorëzoi formularin e deklarimit të pasurisë, shkarkohet zyrtari i Policisë
Drejtori i Policisë Lezhë, Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se Bushati ka refuzuar të plotësojë dhe dorëzojë formularët e deklarimit të Pasurisë.
Në dokumentacionin e tij zyrtarit i mungon dhe deklarata e Kontrollit të Figurës dhe formulari i Vlerësimit të Aftësive.
Për këto arsye AMP vendosi largimin nga pozicionet e përcaktuara të Vehbi Bushatit këtë të martë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, thuhet në njoftim.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta