Ambasadori i Italisë në Shqipëri: I trishtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka reaguar për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv i repartit të forcave “Shqiponja”.
Me një shënim në faqen zyrtare në “twitter”, diplomati italian thotë se ndihet i trishtuar, ndërsa beson në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“I trishtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit. I gjendem pranë familjes së Klodian Rashës dhe jam i sigurt se drejtësia do të vihet në vend”, shkruan ai.
Vrasja e të riut reflektoi revoltë tek qytetarët, të cilët nuk kursyen as konfrontimet fizike me punonjësit e Policisë së Shtetit në dy ditë protestë.
Ambasadori i vendit fqinj shtoi se është pro protestave të qeta dhe paqësore dhe kundër dhunës.
I trishtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit. I gjendem pranë familjes së Klodian Rashës dhe jam i sigurt se drejtësia do të vihet në vend. Por jam kundër përplasjeve dhe dhunës: e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Kështu funksionon në demokraci.
— Fabrizio Bucci (@ItalianAmbALB) December 11, 2020
“Por jam kundër përplasjeve dhe dhunës: e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Kështu funksionon në demokraci”, shtoi ai.
Qytetarët kanë bërë sërish thirrje për protestë ditën e sotëm para kryeministrisë në orën 18:00.
Lexoni gjithashtu:
Jep dorëheqjen ministri Sandër Lleshaj
”Qëllova drejt këmbëve të Rashës”, dëshmon efektivi: Klodiani bërtiti, e gjeta pa shenja jete
Gjykata e Tiranës lë në qeli efektivin që vrau Klodian Rashën
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)