Euronews Albania zbardh draftin final të Komisionit të Venecias: Në zgjedhje palët futen me këtë Kod Zgjedhor

11 Dhjetor 2020 | 20:00

Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht draftin final të Komisionit të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Në opinionin prej nëntë faqesh, Komisioni i Venecias argumenton ndër të tjera se pavarësisht mangësive të Kodit aktual, të cilat duhet të adresohen nga Gjykata Kushtetuese, partitë politike do të hyjnë në zgjedhjet e prillit me këto rregulla zgjedhore.

“Venecia” dhe ODIHR bëjnë këto rekomandime kyçe përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit:

  • Të gjithë autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë maksimumin për të zbatuar Kodin Zgjedhor në kohë; Ata duhet të fillojnë sa më parë të jetë e mundur dhe në një mënyrë transparente, për të qartësuar ndikimin e ndryshimeve dhe administratës zgjedhore duhet t’i jepen mjetet e nevojshme për zbatimin e tyre.
  • Të shmanget çdo ndryshim tjetër i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, në veçanti të mos ndryshohet kufiri i zonave elektorale.
  • Liderët e partive politike duhet të shmangin kandidimin në shumë zona zgjedhore.

“Venecia” dhe ODIHR rekomandojnë që pas zgjedhjeve parlamentare:

  • T’i hiqet mundësia liderëve të partive politike të kandidojnë në disa zona zgjedhore.
  • Të respektohen të drejtat e barabarta për të gjitha partitë në një koalicion të apelojnë veprimet dhe vendimet e koalicionit.
  • Të prezantohet mundësia për kandidatët individualë të paraqesin ankimime dhe apelime kundër shpërndarjes së mandateve brenda një liste.
  • Të qartësohet përkufizimi i pragu për zgjedhjet vendore në kuptimin që të aplikohet në nivel bashkiak [këshillat bashkiakë], nëse është e nevojshme përmes një akti nënligjor.
  • Të rishikohet Neni 67(4) i Kodit Zgjedhor për të pakësuar numrin minimal të kandidatëve në një listë.
  • Të shqyrtohet mundësia e bërjes së një përjashtimi në pragun kombëtar prej 1% për pakicat kombëtare;
  • Të vazhdojë adresimi i rekomandimeve të pashqyrtuara apo të ardhshme nga ODIHR lidhur me zgjedhjet.
  • Komisioni i Venecias dhe ODIHR janë gati të ndihmojnë autoritetet shqiptare, për të lehtësuar zbatimin e Kodit të ndryshuar Zgjedhor.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR shprehin keqardhje që procedura për miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës, si dhe ligjit nr. 118 ishte shumë e nxituar. Duhet të kishte ndodhur një konsultim i gjerë mes aktorëve politikë dhe organizatave jo-qeveritare, në afate kohore të përshtatshme përpara miratimit të atyre paragrafëve aq thelbësorë.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR nxisin forcat politike shqiptare – brenda dhe jashtë parlamentit – të sigurojnë funksionimin normal dhe demokratik të institucioneve në vend, në interes të popullit shqiptar. Ato nënvizojnë dhe një herë nevojën për rifunksionimin sa më shpejt të jetë e mundur të Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e “Venecias”

Komisioni i Venecias dhe ODIHR do të shqyrtojnë nëse procedurat dhe përmbajtja e amendamenteve ka qenë në konform me standardet ndërkombëtare.

Siç është thënë dhe më parë, opinioni nuk do të adresojë kushtetutshmërinë e amendamenteve. Kjo duhet të jetë detyra e Gjykatës Kushtetuese sapo të bëhet sërish funksionale.

Komisioni i Venecias dhe ODIHR e kanë bërë të qartë tashmë se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për Shqipërinë – sa më shpejt të jetë e mundur, aq më tepër në një kohë në të cilën paraqiten pyetje tejet komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e çështjeve publike në Shqipëri.

Megjithatë, situata e pakënaqshme për sa i përket Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të çojë drejt një ngrirje të plotë të aktiviteteve legjislative.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, të gjitha autoritetet duhet të sigurojnë, në mënyrë tërësore konformitetin me Kushtetutën të procedurës që ndjekin ashtu si edhe tekstet që propozojnë e më pas përfundojnë duke i miratuar.

Venecia dhe ODIHR bëjnë thirrje për angazhim politik që të zbatohet plotësisht legjislacioni zgjedhor në mirëbesim, një element ky thelbësor për një reformë elektorale të suksesshme dhe përsërit nevojën për dialog dhe bashkëpunim besnik mes institucioneve shtetërore.

Lajmi në përditësim..

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026