Federata Ndërkombëtare e Tenisit mbron Gjokoviçin: S’ndalohen deklaratat politike
Udhëheqësit ndërkombëtarë të tenisit deklaruan se tenisti serb, Novak Gjokoviç, i cili shkroi “Kosova është zemra e Serbisë” në një kamerë në French Open, nuk i ka shkelur rregullat e garës pasi që “deklaratat politike nuk janë të ndaluara”.
Gjokoviq e mbrojti veprimin e tij gjatë një interviste të dhënë për media serbe, duke thënë se Kosova është “djepi, kalaja” e Serbisë.
Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF), organi drejtues i sportit, tha se kishin marrë një kërkesë nga Federata e Tenisit të Kosovës që kërkon që Gjokoviç të dënohet për veprimet e tij, por sipas tyre kjo gjë nuk do të ndodh.
Sipas asaj që shkruan REL, Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka theksuar se deklarata të tilla nuk bien ndesh me rregulloret për garat e Grand Slams, si French Open.
“Rregullat për sjelljen e lojtarëve në një garë të Grand Slam rregullohen sipas rregullores së Grand Slam, e administruar nga organizatori dhe rregullatori përkatës. Nuk ka asnjë dispozitë në këtë rregullore që ndalon deklaratat politike”, tha një zëdhënës i ITF-së në një deklaratë të dërguar me email.
Gjokoviç do të përballet më 31 maj me tenistin hungarez, Marton Fucsovics.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, kishte thënë një ditë më parë se “Gjokoviç ka promovuar sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe ka përdorur platformën sportive për ta bërë këtë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta