Adrian Shtuni: Protestuesit kërkojnë gjakderdhje, tensionet ‘dhuratë’ për Vuçiç
Eksperti i Sigurisë Adrian Shtuni, është shprehur se mes protestuesve para komunave serbe, ka dhe të infiltruar të cilët nxisin dhunën dhe shkaktojnë gjakderdhje.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se tensionet në Veri janë dhuratë për Vuçiç, i cili ishte në një situatë të vështirë në Beograd.
Sipas tij ka një skenar të qartë në mënyrë që të krijohet destabilitet.
“Nuk kemi të dhëna për të bërë deklarata se kush e ka dizenjuar skenarin. Kam përshtypjen se këtu ka disa aktorë, që kanë një qëllim të caktuar dhe disa që aksidentalisht mund t’i kenë dhënë mundësi skenarëve që mund të implementohen. Janë plagosur të paktën 30 anëtarë të KFOR. Për mendimin tim, protestuesit kanë qenë të infiltruar nga grupe të caktuara që kanë për qëllim që të krijojnë destabilizim dhe të shkaktojnë gjakderdhje. Duket se ka një skenar që është i fokusuar me qëllimin që të krijojë destabilitet. Mendoj se kjo ishte një dhuratë ndaj Vuçiç, i cili në aspektin politik brenda për brenda Serbisë ishte në një çorr sokak për shkak të protestave të vazhdueshme që po ndodhin në Beograd.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta