Gara e fundit e Formula 1, Max Verstappen në ”pole position”, Bottas dhe Hamilton pas holandezit
Max Verstappen i ‘Red Bull’ do të jetë piloti që do të niset i pari në çmimin e madh të Abu Dhabi. Holandezi arriti të regjistronte kohën më të mirë në provat e së shtunës, duke lënë pas vetes dy pilotët e Mercedes.
Në garën e fundit të sezonit, Verstapen do të kërkojë vendin e parë, në një edicion që është dominuar në pjesën më të madhe të garave nga kampioni në fuqi, Lewis Hamilton dhe shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.
Ky i fundit ishte vetëm 0.025 sekonda pas pilotit të Red Bull duke humbur mundësinë për të qenë i pari. Pas finlandezit u rendit Hamilton, i cili rikthehet pas mungesës së detyrueshme nga covid-19. Për Verstapen ky do të jetë ‘pole position’ i tretë në karrierë, dhe i pari për këtë edicion, pasi për herë të fundit ishte nisur i pari sezonin e shkuar, çmimin e madh të Brazilit.
Sa i takon dy pilotëve të Ferrarit, LeClerc do ta nisë garën e fundit të sezonit në vendin e 12-të, ndërsa Sebastian Fettel do të jetë menjëherë pas tij.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.