Ministria e Jashtme greke reagon për lënien në burg të Belerit: Trajtim i padrejtë
Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit të GJKKO-së për të refuzuar kërkesën e kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri për pushimin e çështjes ndaj tij.
Përmes një deklarate zyrtare, Ministria e Jashtme greke nënvizon se lënia në burg e Belerit nuk është në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor.
Athina zyrtare thekson se çështja Beleri është një ndër prioritetet kryesore të politikës së jashtme greke, dhe jo vetëm në rafshin bilateral me Shqipërinë, por për problemin do të ndërgjegjësohet i gjthë Bashkimi Evropian.
“Refuzimi i sotëm i kërkesës së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, kundër vazhdimit të të qëndrimit të tij në paraburgim, nuk rezulton të jetë në përputhje me dispozitat e shtetit ligjor. Mbajtja e tij në burg nuk përbën një trajtim të drejtë për një përfaqësues të zgjedhur nga pushtetit vendor, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, është i vetmi i burgosur nga 31 ankesa të bëra për krime elektorale.
Arrestimi i Belerit ka qenë objekti i bisedës së sotme mes ministrit të Jashtëm Vasilis Kaskareli dhe homologes së tij shqiptare Olta Xhaçka në Oslo, në margjinat e takimit joformal ministror të ministrave të jashtëm të NATO-s.
Ministria e Punëve të Jashtme e mban çështjen shumë lart në prioritetet e saj dhe përtej dimensionit dypalësh të çështjes, do të vazhdojë të informojë dhe ndërgjegjësojë komunitetin ndërkombëtar dhe në veçanti partnerët europianë, pasi Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimi në BE”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset