Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Avokatja e Popullit: Qytetarët janë të zhgënjyer, nuk kanë më besim
Avokatja e popullit, Erinda Ballanca, tregoi se vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie është një ngjarje e cila do të ngelet gjatë në memorien e njerëzve.
Sipas saj kjo tragjedi do të mbahet mend jo vetëm për jetën e pafajshme që humbi por edhe për ato çfarë solli pas, protestat dhe revoltën qytetare.
Ballanca tha se është thelbësore që çdo organ kompetent të bëjë hetimet e plota në mënyrë që i akuzuari të marrë dënimin e duhur dhe në vend të kthehet besimi se ngjarje të tilla nuk do të kenë më vend.
Pyetur nga gazetari Eno Muja nëse masat e marra direkt pas ngjarjes janë të duhurat, avokatja tregoi se është e vështirë të specifikohet aq më tepër në raste të tilla kaq komplekse.
“Për hir të së vërtetës janë marrë masat konkrete dhe jo masa të vogla, ka dhënë dorëheqjen edhe Ministri i Brendshëm për këtë çështje, që është një akt që duhet t’ia kishte vlejtur për një numër të madh qytetarësh. Duket se kjo nuk ka mjaftuar dhe shkaku se përse kjo nuk ka mjaftuar duhet të gjendet në sjelljen dhe mënyrën se si ne si organe shtetërore kur është dashur të ngremë zërin nuk e kemi bërë,” – sqaroi avokatja.
E gjithë gjendja aktuale, sipas Ballicës i referohet faktit se qytetarët janë të zhgënjyer nga raste të mëparshme dhe nuk kanë besim se situata do të finalizohet me pritshmëritë e duhura.
Ndër të tjera sa i përket dhunës së ushtruar në protesta avokatja mbajti një qëndrim negativ.
Ajo tha se dhuna nuk mund të jetë e pranueshme dhe në këtë mënyrë i hiqet e drejta e tubimit edhe qytetarëve të tjerë që duan të ngrenë zërin përballë padrejtësive.
“Thënë kjo, nga ana e Policisë ka pasur reagime të ndryshme në momente të ndryshme. Forcat e Policisë kanë për detyrë të mbrojnë rendin dhe sigurinë shtetërore dhe parimisht përdorimi prej tyre i forcës është i lejuar por ama forca duhet të jetë porpocionale,” – sqaroi Ballanca.
Ajo tha se nuk mund të mbahet një qëndrim absolut sa i takon kësaj pjese ama sidoqoftë theksoi se shoqërimi i të rinjve në komisariate vetëm sepse janë aty pari për të protestuar pa bërë diçka konkretisht nuk është një qasje porpocionale e Policisë.
Së fundmi ajo tregoi se rastet e ushtrimit të dhunës së policisë ndaj qytetarëve janë duke i hetuar dhe apeloi për vetëpërmbajtje nga të dyja palët.
“Edhe Policët duhet të bëjnë punën e tyre, të ruajnë rendin dhe sigurinë në vend dhe nga ana tjetër edhe të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë dhe kjo e drejtë nuk duhet të cenohet në asnjë mënyrë nga askush, vetëm për faktin se ata marrin pjesë në protestë,” – tha Ballanca.
Në Tiranë deri më tani janë zhvilluar 4 protesta, ku nuk kanë munguar përplasjet, tensionet dhe arrestimet.
Protesta e fundit në kryqytet u zhvillua ditën e djeshme, ku nuk mungoi një marshim i protestuesve në bulevardin kryesor, edhe pse masat e marra nga Policia e Shtetit ishin të rrepta.
Ndërkaq, mesditën e së shtunës, gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” 3 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestës.
Lexoni gjithashtu:
Protesta për Klodian Rashën, arrestohen 59 persona, policia apel prindërve të ndalojnë të miturit
Protesta për Klodian Rashën, Avokati i Popullit kundër dhunës policore ndaj të miturve
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, lirohen 9 demonstrues, tre mbeten në burg
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)