Endri Shabani: Qeveria nuk investon për spitalet por ka para për të blerë gaz lotsjellës

13 Dhjetor 2020 | 18:51

Endri Shabani, nga Nisma Thurje shprehet se protesta e të rinjve vjen për shkak se Shqipëria nuk u ofron më shpresë. Duke folur për Euronews Albania, Shabani tha se meraku nuk është as tek prona e përbashkët dhe pandemia por tek ruajtja e pushtetit të Edi Ramës.

“Një pjesë e mirë e të rinjve nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të ecur përpara në jetë. Pavarësisht se sa do të përpiqen ata, vendet kryesore janë rezervuar për fëmijët e elitës. Në këtë shoqëri nuk ka konkurrencë dhe të rinjtë janë irrituar. Ka një mungesë demokracie, të rinjtë nuk i pyet njeri”, tha ai.

“E gjithë prona e përbashkët është privatizuar. Po prishin institucionet e përbashkët? Jo janë në funksion të një numri të vogël njerëzish. Në qoftë se meraku kryesor i policisë është pandemia pse i ka mbushur rajonet e policisë me protestues? I vetmi shqetësim është ruajtja e autoritetit të një autokrati”, shtoi Shabani.

Sipas përfaqësuesit të Nismës Thurje sjellja por edhe veprimet e qeverisë tregojnë se ajo nuk ka interes qytetarët por kërkon t’u imponojë atyre frikë pasi në të kundërt do të investohej në shëndetësi dhe jo në mjetet e policisë.

“Shikoni furgonët e policisë, shikoni makinat e policisë. Policia është jashtëzakonisht e pajisur mirë e furnizuar mirë për të rrahur qytetarët e vet, ndërkohë që nuk ka kaq investim për ambulancat, nuk ka kaq investim për spitalet, nuk ka kaq investim për të blerë oksigjen por ka investim për të blerë gaz.

Pra një qeveri që nuk ngrihet mbi bazën e shërbimit ndaj qytetarëve por mbi bazën e dhunimit të qytetarëve të vet dhe kjo gjë nuk ndodh në demokraci. Kjo ndodh kur ti e di që nuk rri në pushtet se qytetarët të duan e votojnë por se qytetarët të kanë frikë dhe t’i imponohesh”, përfundoi Shabani.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026