Bujar Osmani përkrah mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës

2 Qershor 2023 | 18:06

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani përkrah mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve në institucione.

Ai ka thënë se i bashkohet thirrjes për zgjedhje të reja dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve, përfshirë atë të fundit në Ohër.

“Si kryesues i OSBE-së e përkrah dialogun e udhëhequr nga BE-ja, si mënyrën e vetme për t’i ulur tensionet dhe për të siguruar stabilitet afatgjatë. OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026