Kapen 161 kg kokainë në Selanik, mes të arrestuarve edhe shqiptarë
3 Qershor 2023 |
15:32
Policia maqedonase bashkë me atë greke kanë kapur 161 kilogramë kokainë të cilësisë së lartë në portin e Selanikut, që kanë dashur t’i kontrabandojnë shtetas grekë, shqiptar dhe maqedonas.
Droga ka qenë e trafikuesve tashmë të arrestuar në një aksion të mëparshëm.
Lënda narkotike u gjet me ndihmën e qenve nuhatës dhe mjeteve digjitale. Ishin vendosur në dyshemenë e disa kontejnerëve të krijuara në mënyrë të veçantë për këtë dërgesë. Gjithsej 100 pako kokaine ishin fshehur në kontejnerë.
Hetimi është bërë në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe qendrën për zbatimin e ligjit në Evropën Juglindore – SELEK.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 njerëzve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilëve u është thënë të...
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset