“Oj Kosovë, oj nana ime” – Rashica feston me këngë patriotike titullin në Turqi

5 Qershor 2023 | 10:26

Galatasaray u shpall këtë të diel kampion i Superligës turke të futbollit.

Pjesë e ekipit turk është dhe futbollisti i kombëtares kosovare Milot Rashica, i cili nuk ishte në fushën e blertë gjatë ndeshjes së fundit kundër Fenerbaçes, ku Galatasaray fitoi me rezultatin e pastër 3-0.

Por futbollisti kosovar mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të trofeut. Rashica zgjodhi të futej në fushën e blertë ku po mbahej ceremonia me këngë patriotike.

Futbollisti mbante në krah flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, teksa në sfond dëgjohej “Oj Kosovë, oj nana ime”, kënga patriotike e Shkurte Fejzaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026