Deputetja britanike në mbrojtje të Kosovës, kritika SHBA-BE: Po të na ndodhte ne…

6 Qershor 2023 | 10:52

Deputetja britanike Alicia Kearns, mbajti një fjalim mbështetës ndaj Kosovës në debatin e zhvilluar në parlamentin britanik mbi situatën në Veri.

Kearns, e cila është edhe kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deklaroi se dhuna në Veri është e orkestruar nga Beogradi.

Duke kritikuar qëndrimin e SHBA dhe BE, ajo shtoi se nëse një gjë e tillë do të ndodhte në Britani, që kryetarët të mos lejoheshin të punonin në zyra, atëherë kjo do të kosiderohej si një goditje e rëndë ndaj demokracisë së vendit.

“Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë, dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua.

Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të detyroheshin të punonin në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë. Pati dhunë të orkestruar në veri nga milicia e financiar nga Beogradi, dhunë kundër KFOR-it, Policisë, hodhën koktej molotovi, gjuajtën me armë, dogjën vetura.

Po dështohet vendosja e masave ndaj Beogradit, qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale”, tha Kearns.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026