U gjet i vdekur me plumb në kokë, pas vëllait merret në hetim dhe shoku i shqiptarit

6 Qershor 2023 | 11:24

Policia italiane po vijon hetimet për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar Enriko Aliaj. Të dhënat paraprake tregojnë se ai ndërroi jetë nga një goditje me armë në kokë. Policia po e fokuson vëmendjen tek arma e krimit për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi pasditen e të shtunës në banesën e të riut në Piacenza.

Në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë në shtëpi ishin vëllai i tij Elham – 18 vjeç – dhe një shok 17 vjeçar i cili u largua menjëherë pas tragjedisë.

Mediat italiane bëjnë me dije se edhe 17-vjeçari është marrë nën hetim për vdekjen e shqiptarit.

Po aq i rëndësishëm do të jetë raporti balistik, për të kuptuar trajektoren e goditjes, si dhe autopsia që do të caktohet në ditët në vijim dhe do të bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia. Rezultatet e këtyre ekspertimeve teknike dhe mjekoligjore të kryqëzuara me njëra-tjetrën dhe me historitë e dy të rinjve të pranishëm duhet të rikthejnë dinamikën e tragjedisë.

Nga sa mësohet për momentin, vëllai dhe 17-vjeçari kanë raportuar se ngjarja ishte aksidentale dhe Enriko Aliaj qëlloi gabimisht veten me plumb në kokë teksa mbante në dorë një armë pistoletë.

Pritete vijimi i hetimeve për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026