Shqiptari u gjet i vrarë me plumb në kokë, nën hetim vëllai. Çfarë tha në polici
Mediat italiane kanë zbuluar detaje në lidhje me hetimet që po kryen për 20-vjeçarin me origjinë shqiptare që u gjet i vdekur pasi ishte qëlluar me armë në banesën e tij në Piacenza. Policia italiane ka marrë nën hetim vëllain e viktimës, vetëm 18 vjeç, i cili akuzohet për për vrasje me dashje. 18-vjeçari ishte personii vetëm që ishte në banesë me viktimën në momentin që ka ndodhur krimi.
18-vjeçari u mor në pyetje nga zv/prokurorja Daniela Di Girolamo në kazermën e Komandës Provinciale të Karabinierëve në Piacenza. Sipas avokatit të tij mbrojtës, Fabio Callegari, 18-vjeçari “u është përgjigjur spontanisht të gjitha pyetjeve të prokurorit dhe ka shpjeguar se vëllai i tij po mbante në dorë një pistoletë me të cilën qëlloi aksidentalisht veten duke ndërruar jetë.
“Për këtë arsye ai lajmëroi menjëherë shërbimet e urgjencës dhe u vu në dispozicion të autoriteteve”, tha avokati i 18-vjeçarit.
Nëse në të vërtetë ka qenë një aksident do të kuptohet vetëm në fund të hetimeve. Gjatë orëve të fundit karabinierët janë rikthyer në vendin e krimit për hetime të mëtejshme por nuk dihet nëse arma është gjetur. Për posedimin e armës , avokati i të riut është kufizuar duke thënë se “për këtë pikë janë ende në vijim hetimet mjeko-ligjore”.
Ngjarja ka ndodhur të premten kur pas një plumbi në kokë njëzetvjeçari, 20-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Autoritetet italiane janë të rezervuara në bërjen publike të identitetit të viktimës dhe vëllait të tij 18-vjeçar.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve