Rritja e krimeve në familje, qeveria planifikon amnisti për dorëzimin e armëve

6 Qershor 2023 | 15:25

Mbajtja e armëve nga të miturit është kthyer në një fenomen shqetësues për shoqërinë, jo në pak raste ka pasur edhe fatalitete. Së shpejti pritet të ketë një amnisti për dorëzimin e armëve pa leje kjo për shkak të rritjes së numrit të krimeve në familje.

“Ne do të rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë të cilët jo thjeshtë kërkohet si një kërkesë e radhës dhe në fund rezulton pa produkt, por të jetë një ndërgjegjësim masiv mbi risqet e përdorimit të paligjshëm të armëve, mbi mundësitë ligjore në përdorimin e tyre,” – u shpreh zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Përmes Strategjisë Kombëtare të Ndërgjegjësimit synohet të rritet edukimi i publikut mbi rrezikun nga armët.

“Nga Policia e Shtetit është krijuar grupi i punës i cili rishikon të dhënat ekzistuese dhe organizon sondazhe mbi tendencën dhe nevojat aktuale për armët e vogla dhe të lehta. Strukturat e Policisë së Shtetit do të rrisin më tej bashkëpunimin me të gjithë aktorët dhe institucionet për finalizimin me sukses të këtij projekti,” – tha drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Tirana, Elbasani dhe Fieri shënojnë numrin më të lartë të incidenteve nga përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026