Presidenti rus, Putin, uron Biden për fitoren në zgjedhje
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, një ditë pasi Kolegji Zgjedhor shpalli fitoren e tij.
Deklarata zyrtare nga Kremlini erdhi 42 ditë më vonë nga dita e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, me datë 3 nëntor.
Rezultatet disa ditë pas zgjedhjeve amerikane u bënë publike, ku tregohej se Biden kishte fituar kundrejt kandidatit kundërshtar Donald Trump, por Putin deri më sot nuk kishte reaguar.
Nga informacionet që kishim nga deklaratat e mëparshme, është thënë se nuk do të ketë një urim nga presidenti rus para zyrtarizimit të fituesit të zgjedhjeve presidenciale 2020.
Ndaj një ditë pas shpalljes së fituesit nga Kolegji Zgjedhor, Putin, ka derguar një urim ndaj Biden në të cilin është shprehur se:
“Bashkëpunimi ruso-amerikan i bazuar në parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë do të përmbushte interesat e njerëzve në të dy vendet, por dhe në arenën ndërkombëtare.”
Mbi të gjitha, Vladimir Putin ka shprehur edhe deshirën për të patur një kontakt me Joe Biden dhe bashkepunime në të ardhmen.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi