Thirrja e Bushatit: Të tërhiqemi dhe t’i hapim rrugë figurave të reja në PD
Deputeti i PD, Helidon Bushati ishte i pranishëm në mbledhjen e kryesisë këtë të martë.
Ai propozoi të bëhet një hap pas nga personat që kanë humbur sfida në nivel qarqesh apo kombëtar, duke theksuar se i duhet hapur rrugë figurave të reja në Partinë Demokratike.
“Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëve dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.
Vlerësoj se është më e drejtë duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne,” – u shpreh Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta