Prezantohen syzet virtuale të ‘Apple’, Cook: Eksperiencë e re për përdoruesit

6 Qershor 2023 | 21:12

Kompania ‘Apple’ ka prezantuar ‘Vision Pro’, syzet e saj për realitetin virtual. Ato kushtojnë 3.500 dollarë dhe do të dalin në shitje vitin e ardhshëm në SHBA.

Me këtë pajisje, ‘Apple’ synon të revolucionarizojë sektorin dhe t’u bëjë ballë gjigantëve të tjerë të teknologjisë si ‘Microsoft’ apo ‘Meta’.

Pajisja kontrollohet me sy dhe duar. Njoftimi për të vjen 4 ditë pasi ‘Meta’ publikoi kufjet e reja që miksojnë realitetin, ‘Meta Quest 3’.

“Pajisja nuk është e lirë. 3 mijë dollarë e gjysmë nuk është diçka që njerëzit do të mund ta përballojnë menjëherë. Por pyetja që shtrohet është se çfarë do të thotë kjo pajisje për ju? Nëse filloni të mendoni ajo do të bëhet televizori juaj, monitori juaj, do të bëhet kompjuteri juaj. Kjo është një pajisje e vetme”, thotw Carolina Milanesi, presidente e ‘Creative Strategies’.

Realiteti teknologjik kombinohet me elementë të realitetit virtual dhe mundësinë për të krijuar eksperienca ku objektet virtuale interaktive integrohen në ambientin real.

“Ne besojmë se ‘Apple Vision Pro’ janë një produkt revolucionar me një performancë dhe kapacitete që vetëm ‘Apple’ mund të ofrojë’”, u shpreh Cook, CEO i ‘Apple’.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026