Familjarët e Klodian Rasha: Ishte vrasje me dashje, pensioni shkon për bamirësi

15 Dhjetor 2020 | 17:52

Kryeministri Edi Rama ka vizituar për të tretën herë brenda pak ditësh, familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një punonjës policie në rrugicën që të çon për në shtëpinë e tij.

Vizita e Kryeministrit ka ardhur një ditë pas publikimit të vendimit të qeverisë për dhënien e trajtimit të veçantë financiar për familjen Rasha. Pas përfundimit të vizitës, kryeministri Rama nuk ka pranuar të flasë.

Menjëherë pas largimit të tij Euronews Albania u përpoq të takojë familjarët e të ndjerit, të cilët ndonëse nuk duan të flasin publikisht, jashtë kamerave thonë së ajo që ndodhi është vrasje me dashje dhe jo aksidentale, siç është cilësuar në vendimin e qeverisë.

Në vendim qeveria thotë se Klodian Rasha humbi jetën aksidentalisht si pasojë e veprimeve policore ndërsa akuza zyrtare me të cilën ai doli përpara gjykatë në seancën për masën e sigurisë ishte  “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim deri në shtatë vite burg.

Familjarët kërkojnë korrigjimin e kësaj pjese dhe presin që këtë ta bëjë gjykata. Në lidhje me pensionin e akorduar nga qeveria ata thonë se nuk kanë nevojë dhe kjo pagesë do të shkojë për bamirësi.

“Pensioni do lidhet, do të shkoj për bamirësi”, tha vëllai i Klodian Rashës.

Në një dalje të mëvonshme pyetjes se pse ngjarja në vendimin e qeverisë është cilësuar aksidentale, Rama u shpreh se qeveria nuk është gjykatë, dhe ky është vetëm një term juridik.    

“Pikërisht se qeveria nuk është gjykatë dhe nuk mund të marrë përsipër të bëj rolin e gjykatës është përdorur thjesht dhe vetëm një term juridik teknik për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore, domethënë që personi që humbi jetën nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor por ka humbur jetën në kushte të një përplasje aksidentale”, tha kryeministri.

Prej një jave ngjarja e rëndë e vrasjes së 25–vjeçarit, ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin si dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.   

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026