SafeJournalists: Gazetarët u kërcënuan e sulmuan në mbledhjen e kryesisë së PD

7 Qershor 2023 | 16:14

Organizata për mbrojtjen e gazetarëve “SafeJournalists” denoncoi dhunën verbale dhe kërcënimet ndaj gazetarëve të mediave të ndryshme herët në mëngjesin e sotëm në mbledhjen e Partisë Demokratike (PD).

Ky veprim, sipas organizatës është kryer nga simpatizantët e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, pengon jo vetëm rrjedhën e gazetarisë së lirë, por edhe sigurinë dhe mirëqenien e atyre që shërbejnë në vijën e parë të raportimit të lajmeve.

“Gazetarët Osman Stafa nga News 24, Ardit Hoxha nga EuroNews, Andon Kello nga MCN, Ermal Rizai nga Syri Tv dhe Isa Myzyraj nga Ora Neës nuk u lejuan të kryejnë detyrën. Individë, dyshohet se mbështetës të z. Lulzim Basha, ish-kryetar i Partisë Demokratike, u përpoqën t’u hiqnin kamerat dhe mikrofonin, i shtynin gazetarët, i bërtisnin, i shanin dhe i kërcënonin me dhunë fizike dhe sharje të tjera nëse vazhdonin të filmonin dhe raportoni”, raporton SafeJournalists.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026