Spahiu ironizon demokratët: Kur fliste Selami ju qeshnit që t’ju shihte kryetari

7 Qershor 2023 | 22:30

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar demokratët duke iu rikujtuar se kur fliste Eduard Selami, ata qeshnin për t’i rënë në sy kryetarit.

“Sot Partia Demokratike me vulë apo pa vulë, pra Rithemelimi apo PD-ja zyrtare ngado që ta rrotullosh me bashkim apo pa bashkim, me Berishën, me Bashën, me këdo që ta zgjidhësh, qoftë dhe formula e një bordi kolegjial ka një kosto të pariparueshme e cila nuk e çon dot drejt një partie të parë.

Pse e them unë këtë? Sepse kjo ndodh aty ku paligjshmëria ka mbivendosur njëra-tjetrën për vite dhe vjen këtu në këtë situatë që jemi sot. Kjo situatë që ka ndodhur mbrëmë ka qenë gjithmonë në PD. Unë kam që në 8 dhjetor të 1990-tës, por nuk ka qenë në dukje. Pse? Sepse ka qenë demokraci fiktive. Kur fliste Ed Selami kundër partisë të gjithë e fishkëllenin apo e përqeshnin, jo se ishin kundër Ed Selamit, por që t’i dëgjonte kryetari që ishte aty dhe t’i hynin në zemër atij, pra ishte një demokraci e imponuar. Kështu ka ndodhur vit pas viti dhe kongres pas kongresi,” – u shpreh Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026