Deputeti i PD: Po më akuzojnë se dua të çoj partinë te Berisha, por ja e vërteta

7 Qershor 2023 | 23:02

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja tha në emisionin Now në Euronews Albania se PD duhet të ndahet një herë e mirë nga modeli 30 vjeçar, duke e hapur partinë mbi bazën e meritokracisë.

Sipas tij, kjo që ndodh sot në PD është shumë  e rëndë, pasi dje Rithemelimi na quante pengje të Ramës, sot kolegë tanët na thonë doni të çoni partinë te Berisha.

“Është shumë e rëndë kjo që ndodh sot me ne, deri dje kur mendonim ndryshe nga Rithemelimi ishim peng i Ramës, sot që ne mendojmë ndryshe si duhet organizuar PD, kolegë të kryesisë thonë doni ta çoni partinë te Berisha. Askush nuk u pengua të shkojë te Berisha në këtë 1 vit e gjysmë. Partia duhet të jetë e hapur, të mos kenë frikë për garë dhe meritokraci, ne themi hape partinë të fitojmë më i mirë, ky ishte debati i djeshëm. Duhet të organizojmë partinë dhe të gjejmë liderin”, tha deputeti i PD.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026