Rusia sulmon Hersonin, vazhdojnë operacionet e shpëtimit në zonat e përmbytura

8 Qershor 2023 | 10:35

Ekipet ukrainase të shpëtimit janë duke vazhduar tentimet e tyre për t’i shpëtuar mijëra njerëzit e bllokuar nga vërshimet e shkaktuara pas shkatërrimit të një dige të madhe në lumin Dnjepër në pjesën jugore të Ukrainës.

Rreziqet janë shtuar shkaku i bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse nga ana tjetër e lumit dhe nga minat e zhvendosura shkaku i vërshimeve.

Oleksandr Prokudin, kryetar i rajonit të Hersonit, tha më 8 qershor se niveli i ujit është pothuajse gjashtë metra dhe një hapësirë prej 600 kilometrash katrorë është nën ujë, pjesa më e madhe e kësaj hapësire ndodhet në bregun e majtë të lumit Dnjepër, në hapësirën e pushtuar nga Rusia.

“Këtë mëngjes, niveli mesatar i ujit është 5.61 metra. Rreth 600 kilometra katrorë është nën ujë, prej yre 32 për qind në bregun e djathtë të kontrolluar nga Ukraina dhe 68 për qind në bregun e majtë të kontrolluar nga Rusia”,- tha Prokudin në një video-mesazh.

Ai tha se deri në orën 6 të mëngjesit, sipas kohës lokale, pothuajse 2.000 njerëz janë shpëtuar nga zonat e rrezikuara, shumica prej tyre nga zona Korabel e Hersonit.

Forcat ruse kanë vazhduar ta sulmojnë Hersonin dhe zonat përreth lumit Dnjepër, përkundër vërshimeve masive të shkaktuara nga shkatërrimi i digës Nova Kahovka, tha Natalya Humenyuk, kreu i Qendrës së Bashkuar për Koordinimin e Shtypit të Forcat Jugore të Mbrojtjes, më 8 qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026