Regjisori amerikan Oliver Stone vaksinohet me Sputnik V: Nuk e kuptoj pse kjo vaksinë po injorohet në perëndim
Regjisori amerikan Oliver Stone tha se është vaksinuar me Sputnik V, vaksinën ruse kundër coronavirusit.
Stone, i cili është 74 vjeç, tha për televizionin shtetëror rus se kishte marrë dozën e parë nga dy dozat e nevojshme të vaksinës ruse dhe se pas pak ditësh do të marrë edhe tjetrën.
Ai tha se kishte dëgjuar “fjalë të mira” për Sputnik V dhe tha se nuk e kupton pse kjo vaksinë po injorohet në perëndim.
Stone u vaksinua me Sputnik V edhe pse aktualisht ajo vaksinë u ofrohet vetëm qytetarëve rusë të moshës 18 deri në 60 vjeç, në përpjekjet e vendit për të arritur imunizimin ndaj virusit.
Mbi 150,000 njerëz në Rusi janë vaksinuar tashmë me Sputnik V, edh pse vaksina është akoma duke u studiuar për të kuptuar sigurinë e saj.
Vaksina Sputnik V u miratua në gusht, një lëvizje që nxiti kritika ndërkombëtare sepse ishte testuar vetëm në dhjetëra persona atë kohë.
Autoritetet ruse thanë të martën se vaksinimet kishin filluar në të gjitha rajonet e vendit në përputhje me urdhrat e Presidentit Vladimir Putin.
Që nga fillimi i pandemisë, Rusia ka raportuar mbi 2.7 milion raste me COVID-19 dhe gati 48,000 viktima.
Lexoni gjithashtu:
Vijojnë protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën
COVID-19 në Evropë, ashpërsohen masat në prag festash, nga sot Gjermania në izolim
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës