3.3 mld pajisje elektronike do ndërtojnë marrëdhënie tregtare mes tyre brenda 2030
Sipas një studimi të kryer nga një nga kompanitë më të mëdha në fushën e kërkimit dhe këshillimit në fushën e telekomunikacionit, STL Partners, më shumë se 3.3 miliardë pajisje do të komunikojnë drejtpërdrejt mes tyre për qëllime tregtie brenda vitit 2030, duke iu ofruar në këtë mënyrë klientëve biznes të Vodafone kanale të reja për zhvillim tregu dhe të ardhurash.
Raporti parashikon një rritje astronomike të Economy of Things (EoT), ku nëpërmjet 88 milionë pajisjeve në 2024-ën, përdoruesit mund të realizojnë veprime që lidhen me veprimtari biznesi në mënyrë të sigurt.
Në një botë ku automjetet, pajisjet elektronike dhe makineritë mund të ndërveprojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet një platforme të sigurt digjitale, Economy of Things (EoT) do të fitojë mbi 10% të tregut të IoT, që përfaqëson një rritje mbresëlënëse vjetore prej 68%.
Bazuar në këtë studim, shoqëria Vodafone dëshiron t’u ofrojë klientëve të saj Biznes këtë oportunitet, duke integruar në tregun e Economy of Things (EoT) me Brokerin e Asetit Dixhital (DAB, Digital Asset Broker) platformën e saj të re EoT. Në vend që të ndërtojnë sistemet e tyre komplekse, bizneset në të gjithë botën mund të hedhin produktet e tyre të reja në platformën DAB, Digital Asset Broker. Produktet dhe shërbimet verifikohen në moment si të sigurta e të besueshme dhe automatikisht u lejohet të shkëmbejnë e tregtojnë të dhëna dhe valutë nëpërmjet lidhjeve të enkriptuara e me nivel të lartë sigurie.
Nga ana tjetër, edhe konsumatorët ndihen të sigurt duke ditur se kanë të bëjnë me pajisje të verifikuara nga një autoritet i besuar.
EoT do të mundësojë monetizimin e të dhënave të gjeneruara nëpërmjet rrjetit të pajisjeve të lidhura mes tyre, të cilat mund të ndërveprojnë, komunikojnë, realizojnë veprime biznesi me njëra-tjetrën dhe njëkohësisht me sisteme multiple dhe në mjedise të përbashkëta operative.
Studimi i STL Partners vë në dukje se rreth 75% e të dhënave të gjeneruara nga pajisjet e ndërlidhura IoT, nuk mund të transferohen nëpërmjet pajisjeve dhe sistemeve, çka mbetet një burim i madh i pashfrytëzuar me vlerë të lartë për t’u realizuar.
Jorge Bento, CEO i DAB Vodafone, u shpreh se “Ndërveprimi pa pengesa ndërmjet pajisjeve, njerëzve dhe sensorëve në domeinin IoT dhe përtej tij krijon mundësi të jashtëzakonshme monetarizimi për partnerët dhe klientët tanë të biznesit.”
Për më tepër, raporti parashikon që automjetet e lidhura do të kenë të aktivizuara pjesën më të madhe te pajisjeve EoT brenda vitit 2030. Kjo për shkak se telematika e automjeteve është tashmë relativisht e maturuar dhe të dhënat e mbledhura nga automjetet për të tjerët në ekosistem vlerësohen shumë. Automjetet e lidhura dhe infrastruktura inteligjente, të tilla si pikat e karikimit të automjeteve elektrike (EV), sensorët e hapësirës së parkimit dhe semaforët mund të komunikojnë dhe koordinojnë drejtpërdrejt duke përdorur EoT.
Edhe industria financiare, e cila realizon pagesa me qëllim ekonomik, e sheh me sy pozitiv zhvillimin e teknologjisë EoT. Sipas Mark Williamson, Drejtor i Përgjithshëm i FX Partnerships & Propositions HSBC “Ka shumë oportunitete me EoT, ndaj është shumë e rëndësishme të mendojmë në cilën fushë do të ketë zhvillimin më të shpejtë. Ka shumë interes në fushën e automjeteve elektrike dhe mjeteve motorike dhe mendoj që këto do të jenë pikënisja”.
DAB ofron një mjedis të optimizuar për përdorim nga pajisjet IoT, duke mundësuar transaksione të sigurta midis pajisjeve…
Në një botë gjithmonë e më digjitale, gjithçka po realizohet midis dhe nëpërmjet pajisjeve elektronike. Që nga ndërhyrjet kirurgjikale, tek bujqësia e madje edhe në biznes. Kështu, krijimi i platformave me nivel të lartë sigurie, shpejtësi dhe lehtësira që vetëm digjitalizimi t’i ofron, iu mundëson bizneseve të kryejnë një sërë veprimesh dhe të krijojnë një sërë marrëdhëniesh tregtare, 100% ndërmjet pajisjesh.
Falë një bashkëpunimi më të gjerë në industri, EoT do të bëjë të mundur monetarizimin e të dhënave që gjenerohen në një rrjet pajisjesh të ndërlidhura të cilat ndërveprojnë, komunikojnë, bëjnë tregti dhe transaksione midis tyre në sisteme e platforma të pafundme.
Në përfundim të tij, raporti identifikon parimet kryesore udhëzuese për ata individë, biznese dhe organizata të sektorit publik që kërkojnë të hyjnë me sukses në ekosistemin EoT.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta