BE me strategji të re kundër sulmeve kibernetike, planifikon njësi të përbashkët mbrojtjeje
Bashkimi Evropian planifikon të ngre një njësi të përbashkët kundër sulmeve kibernetike, e cila do të drejtohet nga një qendër operative me inteligjencë artificiale.
Lajmi u njoftua të mërkurën nga krerët e BE-së krah strategjisë së re të sigurisë e cila do t’u kushtojë financave të unionit plot 2 miliardë euro.
Përfaqësuesi për politikën e Jashtme Josep Borrell, zv/presidenti i KE-së, Schinas Margaritis dhe komisioneri Thierry Breton prezantuan sot strategjinë e re për sa i përket sigurisë kryesisht në teknologjinë e komunikacionit.
“Nuk ka më diskutime për ndryshimet mes sulmeve kibernetike ‘on’ dhe ‘off’-line,” – tha Schinas në deklaratë, – “Siguria kibernetike tashmë është pjesë e strategjisë së sigurisë së BE-së”.
Ndryshimi i strategjisë së sigurisë vjen pak ditë pasi Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi se dokumente të lidhura me vaksinën e COVID-19 qenë qasur në rrjet pas një sulmi kibernetik.
Qendra operative pritet të përdorë zhvillimet më në risi për sa i përket inteligjencës artificiale, që vitet e fundit është përdorur në sistemet mbrojtëse për të pikasur, bllokuar dhe parandaluar sulmet të hakerëve, sulmet me viruse apo programeve sabotuese. Kjo qendër përshkruhet si “mburoja e ardhshme” e BE-së ndaj sulmeve në rrjet.
Strategjia e sigurisë përmban:
- zgjidhje të reja për të forcuar sigurinë në lundrimin në internet;
- rregullator të ri për të shtyrë përpara sigurimin e marrëdhënieve në rrjet;
- mënyra të reja diplomatike për të parandaluar, dhe për t’iu përgjigjur sulmeve;
- zgjerim i bashkëpunimit për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike;
- rritje të dialogut dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s;
- krijimin e axhendës së kibernetikës dhe bordit ndër-institucional për kapacitetet kibernetike të BE-së;
Strategjia do të financohet nga programi i digjitalizimit dhe “Horizon” me investime që pritet të vijnë edhe nga shtete apo kompani të veçanta.
Nisma e ndërmarrë vjen pasi autoritetet parashikojnë një rritje të ndjeshme të pajisjeve që do të lidhen në internet pesë vitet e ardhshme – me plus 25 milionë përdorues.
Ndërkohë situata e pandemisë, e cila ka ndikuar që shumë sektorë të ekonomisë të kalojnë punën online, ka paraprirë dhe përshpejtuar procedurat e rishikimit të strategjisë.
Autoritetet thonë se prej vitit 2015 krimet kibernetike janë dyfishuar duke kapur shifrat e 5.5 trilionë euro dëme ekonomike.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet