Zbardhet padia ndaj Trump, valë akuzash për përvetësimin e dokumenteve
Donald Trump përballet me 37 akuza lidhur me posedimin e qindra dokumenteve sekrete pasi la Shtëpinë e Bardhë.
Në Shtetet e Bashkuara është zbuluar një padi federale me 49 faqe, me akuzat që përfshijnë mbajtjen e informacionit, fshehje të dokumenteve, komplot për të penguar drejtësinë dhe dëshmi të rremë.
Autoritetet amerikane kanë gjetur mbi 300 dokumente të klasifikuara në rezidencën e Trump në Florida.
Hetuesi i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë deklaroi se ligjet që mbrojnë informacionet për sigurinë kombëtare duhen forcuar.
“Ne kemi një paketë ligjesh në këtë vend dhe ato duhen zbatuar ndaj kujtdo. Zbatimi i ligjit dhe mbledhja e informacionit. Kjo e përcakton rezultatin e një hetimi. Asgjë më pak dhe asgjë më shumë”, tha Jack Smith, hetues i posaçëm.
Vetë Trump, që u bë kështu i pari ish-president në historinë amerikane që përballet me akuza federale, ka mohuar çdo shkelje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta