Një gjykatë për Putin, sa shanse kanë SHBA dhe BE të procedojnë presidentin rus
Masakrat në Buça, në periferi të Kievit, janë bërë sinonime të krimeve ruse të luftës në Ukrainë. BE dhe SHBA duan t’i mbajnë liderët rusë përgjegjës për krimin ndërkombëtar të agresionit në Ukrainë, por procedimi i tyre po rezulton i vështirë.
Wayne Jordash, avokat për të drejtat e njeriut deklaron:“Sa i takon krimit të agresionit, fatkeqësisht Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka juridiksion për çështjen mes Ukrainës dhe Rusisë. Rusia nuk është anëtare e gjykatës. Nga ana tjetër, Ukraina ka dorëzuar deklarata, por nuk aderon në Statutin e Romës. Kjo do të thotë se Gjykata nuk ka kompetenca për të gjykuar agresionin. Ky është problemi kryesor”.
Larg nga Gjykata e Hagës, Komisioni Evropian po konsideron dy opsione për procedimin e krimit të agresionit: Një gjykatë ndërkombëtare dhe e pavarur e tipit “ad hoc”, ose një gjykatë hibride speciale e ngritur në sistemin gjyqësor ukrainas, por e përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë.
“Këtu kemi një vështirësi politike që po bën shumë shtete të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të bien dakord për një gjykatë të tillë. Ndaj është një problem politik dhe ka disa pengesa përpara”, deklaron Jordash.
Situata ligjore është rrjedhimisht e komplikuar. Por ka edhe shembuj specifikë për krijimin e një gjykate speciale ndërkombëtare, si ai kundër ish-liderit serb Sllobodan Millosheviç, apo gjyqi i Nurembergut kundër liderëve nazistë.
“Millosheviçi nuk e mendonte kurrë se mund të gjendej në një gjykatë e po ashtu as Hermann Goering në 1942-shin. Tre vjet më vonë, ai dhe arkitektët e gjenocidit nazist u ndodhën përpara një gjykate ndërkombëtare. Ndaj, ne nuk po fantazojmë, pasi ka precedentë për liderë si Putin, që i kalojnë ditët e fundit të jetës në beteja ligjore nëpër gjykata”, tha Jordash.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.