I përfshirë në vrasjen e 4-fishtë, arrestohet në hotel i riu shqiptar
Mëngjesin e të premtes efektivët e Komisariatit të Policisë Riminit ekzekutuan një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj një shtetasi shqiptar.
I riu, me banim së bashku me familjen në provincën e Rimini, u kap nga oficerët në një hotel në Misano Adriatico dhe u arrestua teksa po hetohet, në bashkëpunim me persona të tjerë, për vrasje dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.
Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga autoritetet italiane, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi ka marrë pjesë në një vrasje të 4-fishtë të ndodhur në vitin 2021.
Subjekti është shoqëruar më pas në burgun e Riminit dhe ndodhet në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, i cili do të vendosë për ekstradimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta