Sa lekë harxhon një turist në Shqipëri
Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte turizmi në Shqipëri.
Në vitin 2022, pushuesit që erdhën këtu, shpenzuan 2.84 mld euro, ndërsa banorët vendas që shkuan përtej kufirit shpenzuan 1.77 mld euro.
Diferenca është në favorin tonë dhe në favor të zhvillimit të mëtejshëm të zonave tërheqëse, pasi nëse ato para investohen në sektor, cilësia do të rritet. Me zhvillimet dhe projeksionet e këtij viti, paratë neto që do të qarkullojnë në vendin tonë këtë vit mund të shkojnë 1.3 mld euro, madje edhe më ta tejkalojnë këtë shumë.
“Kudo, pushimet janë bërë më te shtrenjta se sa kanë qenë para pandemisë. Shqipëria ngelet destinacion më i lirë në raport me të tjerët, pavarësisht se edhe ne kemi pasur rritjen tonë të natyrshme, por në proporcion me rritjen e të tjerëve, ne ngelemi një destinacion ekonomik”0- tha Kliton Gërxhani, nga Shoqata shqiptare e tur-operatorëve.
Shqipëria ka një vijë bregdetare 316 km të gjatë. Me pozicionin që ka, rëra dhe deti bëjnë që në 3 muaj të lëvizin 53% e turistëve dhe në 5 muaj lëvizin deri në 68% e të gjithë turistëve që vijnë. Sipas qarkullimit, janë kryesisht vizitorë që nuk shpenzojnë shumë. Statistiksht, del se nga portofoli i një vizitori Shqipëria nxjerr 390 dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Kosova që nuk janë vende tipike turistike dalin me bilanc 520 dhe 920 dollarë për individ.
“Ne jemi një vend që kryesisht përpunojmë turistë me kosto të ulët dhe pranojmë diversitetin e klimës dhe defektet në ambient. Kryesisht ka lëvizje të gjeneratës Z, që bëhet fjalë për rininë, të cilët nuk kërkojnë kushte specifike. Lëvizin me çantë shpine dhe ka një zhvillim të këtij lloj turizmi. Ata kanë prekur cdo cep të Shqipërisë dhe me reklamat që ata bëjnë, pjesa tjetër e njerëzve njihen me këto vende dhe kjo e ka nxitur dhe e ka bërë Shqipërinë pjesë të lëvizjeve me kosto të ulët”- tha Zak Topuzi, shoqata e hotelerisë dhe turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta