Rritja e ndjeshme e turizmit, sa hotele dhe resorte ka në Shqipëri
Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte turizmi në Shqipëri.
Sipas të dhënave në vitin 2022, Shqipërinë e vizituan 13 mln vizitorë, nga të cilët 7.5 milionë ishin shtetas të huaj. Në raport me vitin 2021, vizitat janë shtuar me 33%. Numri më i madh i vizitorëve, ishin nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Italia, ndërsa në hartën kontinentale më shumë se 90% e të huajve kanë ardhur nga Europa. Pas saj është Amerika dhe Lindja e Mesme.(grafik) Nëse do të shkojmë te shifrat e fundit, 2023-shi është vit edhe më i mirë, pasi rritja vjetore arrin deri në 50%. (grafik)
“Shqipëria do të presë këtë vit edhe turistë nga Azia, mund të jenë indianë, nga Kina, Japonia, Indonezia e Tajlanda dhe vendet e tjera aziatike
Do të vazhdojë të ketë prurje edhe nga Lindja e Mesme që filluan të vijnë gjatë viteve të fundit, nga Arabia, EBA. Pritet te kete dhe nga Kuvajti me fluturimet direkte”, deklaroi Besnik Vathi, përfaqësues i operatorëve turistikë.
Shërbimi është motivim për turistin. Jo vetëm në vizitën e tij të parë, por edhe në rikthim. Sot Shqipëria numëron 8304 hotele, resorte dhe njësi akomoduese. Numri më i madh i tyrë është në Tiranë, Vlorë e Durrës. Këto qarqe mund të strehojnë më shumë njerëz dhe po ashtu të rrisin investimet më shpejt se të tjerët. (grafik)
Zak Topuzi, nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit deklaroi për Money: Ka një trend në rritje të standardeve të cilësisë dhe turizmit. Vitet e fundit janë ndërtuar dhjetra hotele cilësorë, që bëjnë të mundur që në raport cmim-shërbim, Shqipëria të jetë sot për sot, me treguesit më të mirë në Europë, pra ne renditemi të fundit cmimet e shtrenjta, ndërkohë që na kalon vetëm Turqia për nivelin e cmimeve.
“Kontributi i tyre kryesor është marketingu. Këto janë kompani ndërkombëtare që kanë rrjetin e tyre të marketingut dhe në momentin që ato e shtojnë vëmendjen nga ne, atëherë të gjithë njerëzit e kthejnë vëmendjen nga ne”, tha Kliton Gërxhani, shoqata shqiptare e tur-operatorëve.
LEXO GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren