90.000 euro gjobë kryebashkiakes së Parisit, në staf kishte më shumë gra të emëruara në poste të larta

17 Dhjetor 2020 | 06:20

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo është shprehur çuditërisht e lumtur që u gjobit pas vendimit se bashkia e kryeqytetit francez kishte thyer rregullat kombëtare sa i përket respektimit të barazisë gjinore, veçanërisht në stafin e saj të vitit 2018.

Sipas përfundimit, në staf kishte më shumë gra të cilat ishin emëruara në postet më të larta.

Gjoba prej 90,000 € u kërkua nga Ministria e Shërbimit Publik të Francës.

“11 gra, 5 burra … Qyteti i Parisit u gjobit me 90,000 euro sepse u emëruan shumë gra drejtoresha me ndihmësit e mi, drejtorët e grupit dhe presidentët, ne me kënaqësi do ta çojmë çekun tek Ministria i Shërbimit Publik”, – shkroi në Twiiter kryebashkiakja.

Duke iu përgjigjur sërish në rrjetin social në Twitter, ministrja e Shërbimit Publik të Francës u shpreh se “kauza e grave meriton më shumë! Ne e shfuqizuam këtë ligj absurd në 2019. Unë dua që gjoba e paguar nga Parisi për vitin 2018 të financojë veprime konkrete për të promovuar gratë në shërbimin publik”, shkroi ministrja.

Ky vendim apo rregull është vendosur në vitin 2013. Sipas tij, asnjë prej gjinive nuk duhet të përbëjë

më shumë se 60% të nominimeve në pozicionet drejtuese. Rregulli u krijua për të korrigjuar normën e mëparshme të përfshirjes së pak grave që fitojnë pozicione  larta në shërbimin publik.  Dhe duket se ky ligj në Francë është zbatuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026