Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 19-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar 19-vjeçarin me iniciale R.G, pasi lëvizte me pistoletë me vete.
“Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 19 vjeç, banues në Fllakë. Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënvlashit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë në prangat e uniformave blu kanë rënë edhe 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vjedhur biçikletën e shtetasit D. B. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:
P. M., 58 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur.
E. M., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)