“Vuçiç më i humbur se kurrë” – New York Times artikull për presidentin serb

12 Qershor 2023 | 09:38

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili është në shënjestër të protestave në Beograd, nuk është dukur kurrë më i humbur sesa kur u shfaq në një video zyrtare këtë javë në tarracën e madhe të çatisë së zyrës së tij presidenciale, duke ndarë një tas të mbushur e qershi me dy togerë – duke u ankuar për protestuesit në rrugë duke i quajtur ata me emra fyes “budallenj të çmendur, vrasës dhe kriminelë”.

Siç shkruan gazeta amerikane “The New York Times”, protestat, me thirrjet për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit dhe heqjen e licencave të transmetimit nga dy stacione televizive pro-qeveritare, u shndërruan në një revoltë më të gjerë kundër “klimës së dhunës” për të cilën fajësohej Vuçiçi dhe sulmuesit e tij në media.

“Nuk vë bast për rënien e tij, sepse liderët si Vuçiç kanë teknika shumë të fuqishme të mbijetesës”, tha Vuk Vuksanoviç nga Qendra për Politikat e Sigurisë në Beograd, një institut i pavarur kërkimor. “Por, ka një plagë të hapur dhe peshkaqenët po bëjnë xhiro në ujë”.

Në këto ujëra të trazuara, Rusia ka peshkuar me padurim, ambasadori i së cilës në Serbi Aleksandër Bochan-Kharchenko këtë javë fajësoi Perëndimin për nxitjen e lëvizjes së protestës, e cila përkoi me ndezjen e tensioneve në Kosovë.

Ndërsa dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit në fund të muajit të kaluar, Vuçiç urdhëroi ushtrinë e tij të lëvizte drejt veriut të Kosovës, e cila është e populluar kryesisht nga serbë etnikë. Kjo lëvizje pasoi vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të future kryebashkiakët e rinj shqiptarë që fituan pasi votuesit etnikë serbë bojkotuan zgjedhjet

Kjo i tërboi serbët e Kosovës, të cilët sulmuan paqeruajtësit e NATO-s, duke plagosur dhjetëra prej tyre dhe duke e shtyrë aleancën të nxitonte për të dërguar qindra trupa shtesë në veri të Kosovës.

Duke iu referuar problemeve me Kosovën, ambasadori rus tha se “qëllimi i Perëndimit është të ndryshojë politikën e Serbisë” Atë që ambasadori rus e prezantoi si një komplot perëndimor për të shkaktuar probleme në Kosovë dhe për të rrëzuar Vuçiçin, shumica e ekspertëve, por edhe e demonstruesve, e shohin krejt të kundërtën.

Dhuna në Kosovë gjithashtu ofroi gjithashtu një lajm rrallë të mirë për Vuçiçin pasi luajti në avantazhin e tij si mbrojtës i interesave serbe, ndërsa ai lufton për të shuar protestat në rrugë.

Situata ka shqetësuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilët prej kohësh janë përpjekur të ulin temperaturën dhe të ndërmjetësojnë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ata dënuan në mënyrë të pazakontë ashpër vendosjen e forcave të sigurisë në veri të Kosovës nga Kurti.

“Tensionet në Kosovë vetëm e ndihmojnë Vuçiçin duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e konsiderojnë si pjesë të vendit të tyre”, tha Milomir Mandiç, drejtor i Demostat.

“Kurti vazhdimisht po e ndihmon Vuçiçin”, tha Pavle Grboviç, deputet i opozitës në Parlamentin serb nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë, i cili ndihmoi në organizimin e protestave javore në rrugët e Beogradit.

“Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për Vuçiçin, sesa Kurti”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Çdo përmirësim që mori Vuçiç nga konflikti për Kosovën u zbeh nga mësymja e opozitës në Serbi.

Masiviteti i protestave – dhe dështimi i Vuçiçit për të mobilizuar sa më shumë njerëz të jetë e mundur për mitingun e tij pro-qeveritar më 26 maj – bashkoi opozitën rëndomë të përçarë në neveri ndaj masakrave të njëpasnjëshme në fillim të majit, kur një 13-vjeçari që shtiu me armë zjarri në një shkollë të mesme në Beograd dhe një 21-vjeçar që shtiu në fshatrat afër kryeqytetit

“Ndoshta jam shumë optimist, por mendoj se Vuçiç ka mbaruar”, tha një nga aktorët më të njohur serb dhe pjesëmarrës në protestë.

Nga ana tjetër Vuçiç pret me padurim për të filluar negociatat me kundërshtarët e tij dhe sugjeroi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, një opsion që udhëheqësit e opozitës e refuzojnë sepse tereni i lojës është kundër tyre.

Vuçiç premtoi gjithashtu rritje të pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë, si dhe pagesa për qytetarët nën moshën 16 vjeç, e cila konsiderohet si ryshfet për t’i mbajtur ata dhe prindërit e tyre jashtë rrugës

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026