53 vite më e re, kush ishte gruaja e fundit e Silvio Berlusconit

12 Qershor 2023 | 12:59

Me Silvio Berlusconin deri në minutën e fundit ishte Marta Fascina, gruaja e tij që nuk e braktisi dhe ka qenë pranë tij bashkë me fëmijët e tyre.

Historia e tyre u bë e ditur në vitin 2020 dhe ata nuk janë ndarë më që prej asaj kohe.

Deputetja italiane 53 vjet më e re ka qenë gjithmonë shumë private dhe në rrjete sociale nuk ka publikuar asgjë tjetër veçse fotografitë zyrtare. Gushtin e kaluar, ajo bëri tatuazh inicialet e tij, S. B., në gishtin e unazës ( të njëjtën gjë bënë në të kaluarën edhe ish-të dashurat e Berluskonit, Sabina Began dhe Francesca Pascale).

Pavarësisht diferencës të madhe në moshë, ajo nuk ka hezituar që të shprehë dashurinë e saj.

Çifti e kurorëzoi lidhjen e dashurisë me një ceremoni madhështore martese, ku kujtojmë se vetë “Festa e dashurisë” e organizuar nga Silvio Berlusconi llogaritet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro. Kjo për t’i vërtetuar botës se sa seriozisht e merr marrëdhënien me të dashurën e tij 32-vjeçare, Marta Fasina.

Ceremonia u zhvillua në Villan historike Gernetto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos. Ish-kryeministri i Italisë zgjodhi ta vuloste lidhjen me të renë e partisë ‘Forza Italia’, partnere e tij që nga fillimi i vitit 2020, me një “ceremoni” që të kujton një dasmë: 32-vjeçarja kishte veshur një fustan nusërie me vello, kishte një tortë dasme dhe çifti hynë në një kishë, por nuk respektuan ritualin zyrtar kishtar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026