“Luani i Apenineve”, Berisha: Berlusconi mik i Shqipërisë dhe Kosovës
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një humbje të madhe për kombin italian dhe partitë e qendrës së djathtë, ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Berlusconi ishte mik shumë i mirë i Shqipërisë dhe Kosovës, dashuri të cilën siç tha e kishte ndjerë në të gjitha takimet me të.
“Është një humbje e madhe për Shqipërinë, Kosovën, të cilat ai i mbështeti dhe në momente kritike me vendosmërinë më të madhe. Rikujtoj shqiptarëve se 24 vite më parë, kur Kosova digjej në flakët me operacionit ‘Patkoi’, Luani i Apenineve udhëhiqte opozitën italiane. Por kjo nuk e pengoi të mbështesë qeverinë italiane të majtë të asaj kohe, në vendimin për të autorizuar përdorimin e bazave të NATO-s për bombardimin e regjimit të Millosheviçit. Në takime të shumta, që unë kam pasur me të në Itali, Shqipëri, Europë, kam ndjerë nga afër ndjenjat e tij më miqësore për shqiptarët, respektin e tij për kombin tonë. Me këtë rast, unë duke shprehur mirënjohjen time të pakufishme për miqësinë e tij ndaj meje, ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar, ndaj PD-së, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Berlusconi, miqve, të afërmve të Kavalierit të pavdekshëm. Do ta nderoj këtu me një minutë heshtje, kujtim e pavdekshëm të mikut të madh, Silvio Berlusconi,” tha ai.
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera